Ideja çmendur e Maldinit, ylli i Chelseat në huazim 6 mujor – Shqip

by admin
Spread the love

Makthi i Milanit në 2-3 vitet e fundit kanë qenë dëmtimet e yjeve të ekipit. Edhe këtë vit “tradita” vazhdon me listën e lojtarëve që ka qenë shumë e gjatë. Një ndër to është edhe portieri Maignan, i cili humbi edhe Botërorin.

Gardiani francez është një mungesë shumë e madhe për kuqezinjtë pasi cilësitë e tij janë shumë të larta, jo më kot u zgjodh në tre më të mirët e botës për vitin e fundit.Rikthimi i tij pritej në janar por një dëmtim i dytë e ka shtyrë akoma më tej. I kushtëzuar edhe nga mungesa e një alternative cilësore, Maldinit i ka lindur një ide e bujshme.

Drejtori kuqezi planifikon të marrë në huazim Edouard Mendy nga Chelsea për 6 muajt e ardhshëm. Të treja palët dalin të fituara nga ky operacion pasi Milani gjen një zëvëndësues, Mendy merr minutat që po i mungojnë ndërsa Chelsea shmang pakënaqësitë e mundshme në dhomat e zhveshjes.

You may also like