Ibsen Elezi: Berisha ka informacion se është i implikuar Lulzim Basha

by admin
Spread the love

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ai tha se Berisha e ka pranuar që ekziston një dosje për Bashën.

“Mund të merresh me Toyota Yaris, kur një njeri si Basha ka shkatërruar Partinë Demokratike? Berisha është lojtar i vjetër dhe i fortë. Kur ne i thonim t’i je i hequr teknikisht nga PD, thoshte me datë 10 se nuk e ka ditur se do ta heqin. Toyota Yaris, të hapësh një akuzë të tillë që hap diskutime dhe nuk dalin efiçente. Në lidhje me lobimin rus Berisha e ka pas në vitin 2018 dhe ka pas informacion. Ka informacion se është i implikuar. Krijohet një bindje dhe Berisha e ka pranuar që ekziston një dosje. Berisha ka marrë përsipër për të larguar Bashën, pse merresh me Toyota Yaris. Ky është i kapur me krim në dorë, me fakte, çfarë s’ka bërë në PD. Kërkon rregulla kur i ka thyer të gjitha rregullat”, tha ai për Report Tv.

You may also like