Ibrahimovic lider në dhomat e zhveshjes, Pioli zbulon si e motivoi skuadrën

by admin
Spread the love

Milani triumfoi dje kundër Verona në transfertë dhe tashmë titulli kampion është katër pikë larg. Sfida e djeshme ishte delikate, pasi skuadra e Tudor është shumë luftarake.

Madje në duelin e djeshëm ndaj kuqezinjve ata shënuan të parët, por më pas erdhi përmbysja dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-3.

Trajneri Stefano Pioli tregoi pas ndeshjes edhe fjalët e Zlatan Ibrahimovic, para skuadrës. Suedezi kohët e fundit ka luajtur pak kohët e fundit për shkak dëmtimi, por është një lider në dhomat e zhveshjes.

Ai ka karikuar shokët e tij të skuadrës me këto fjalë: “Tifozët e Milanit dhe të gjithë kujtojnë lojtarët që kanë fituar Scudetto apo Champions me këtë fanellë.

Nëse duam që ata të na kujtojnë, ne kemi tre ndeshje nga këtu deri në fund”. Milani është në rrugë të mbarë drejt titullit kampion. Kuqezinjtë kanë në program edhe dy ndeshje, ndaj Atalantës në shtëpi dhe kundër Sassuolo në transfertë. / oversport.tv

You may also like