Ibrahimovic: Kur të kthehem do shemb stadiumin, e di unë se kur do tërhiqem

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic është më mirë dhe optimist për rikthimin e tij në fushë, pas problemit në tendinën e Akilit, që e ka lënë jashtë skuadrës edhe për sfidën e sotme kundër Salernitanës.

“Kur do të kthehem? Shpejt, kjo është e sigurtë. Këto janë situata shumë të vështira. Gjatë karrierës sime nuk kam pasur shumë dëmtime, ndërsa në vitet e fundit jam ndalur shpesh, madje njëherë si pasojë e një dëmtimi të rëndë.

Por do të vendosë Ibra se kur do të tërhiqet. Shumë thonë se kam marrë fund, po kjo më karikon. Kam besim te gjithçka që po bëj. Nuk e di se sa gjatë do të vazhdoj, por dua të kaloj limitet.

Nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen, dua diçka që të më japë adrenalinë. Por asgjë nuk do të jetë si futbolli. Kam shumë projekte, por tani objektivi im është që të jem një futbollist. Kur të rikthehem në fushë do të shemb stadiumin”, ka thënë sulmuesi i Milanit, për “Radio 105”.

Ibrahimovic analizon sezonin aktual të Serie A: “Ky është një kampionat i ekuilibruar. Kush është skuadra më e fortë në shkurt-mars do të fitojë titullin, sepse tani fillojnë edhe ndeshjet e Kupave të Europës.

Kur erdha për herë të parë Serie A ishte ndryshe, plot me yje, ndërsa sot është më kolektive. Po të fitoja me këtë skuadër do të gëzohesha më shumë se para 10 viteve”, ka thënë sulmuesi. / Oversport.tv

You may also like