Ibrahimovic drejtor sportiv te PSG? Reagon Leonardo: Temë e bezdisshme

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic sa herë flet tërheq vëmendjen. Para pak kohësh dha një intervistë të gjatë dhe tha se i ishte ofruar PSG-së si drejtor sportiv.

Presidenti i francezëve, Nasser Al Khelaifi, kishte qeshur, por sigurisht një personaliteti si Ibrahimovic nuk i thotë dot njeri “jo” lehtë.

Deklarata e suedezit prek edhe Leonardon, drejtorin sportiv të PSG momentalisht. Braziliani është ngacmuar për diçka të tillë dhe ka thënë:

“Është një temë e bezdisshme, por kjo nuk ndryshon asgjë. Jam 52 vjeç, mund t’i lexoj dhe kuptoj qëllimet e Zlatanit.

E di mirë dhe nuk jam tipi që shkoj në shtyp për t’iu përgjigjur. Nuk dua t’i përgjigjem. Heshtja është përgjigjja më e mirë”.

You may also like