Ibrahimovic: Besojmë te titulli, pjesa e dytë e kampionatit më e rëndësishmja

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic synon që të rikthehet si protagonist me Milanin: “Kam shumë dëshirë për tu rikthyer në fushë, jam mirë dhe po punoj. Në pjesën e parë të kampionatit nuk mund të isha, shpresoj që të jem në pjesën e dytë. Milani po bën mirë në kampionat, por Napoli është më mirë, këtë e tregon edhe renditja. Por ne besojmë gjithmonë te titulli, pjesa e dytë e kampionatit është më e rëndësishme se e para”.

Jo vetëm Serie A por edhe Champions League: “Një kompeticion gjithmonë i vështirë, nuk ka një skuadër favorite në përballjen ndaj Tottenham në 1/8 e finaleve, është një sfidë e hapur për çdo rezultat. Do të ndikojë gjendja e skuadrave kur të luhen ato ndeshje”.

Në fund sulmuesi ka komentuar edhe punën e bërë nga klubi në vitet e fundit: “Që kur kam ardhur skuadra është rritur shumë. Maldini dhe Massara po bëjnë një punë të madhe, falë tyre janë arritur këto suksese. Secili në klub po bën punën e tij dhe ka përgjegjësitë e veta”, ka thënë Ibrahimovic. / Oversport.tv

You may also like