I zuri vendin në 11-she, Ramsdale “shkrihet” së qeshuri me gabimin e bashkëlojtarit të tij në takimin Luton – Arsenal

by admin
Spread the love

Arsenali ka shënuar fitore të madhe dhe të vështirë njëkohësisht kundër Lutonit, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit anglez.

Arsenali triumfoi 3:4 ndaj Lutonit, në stadiumin Kenilëorth Road, në një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, shkruan lajmi.net.

Një detaj që po komentohet shumë në rrjetet sociale, ndodhi kur Luton përmbysi rezultatin 3:2 në pjesën e dytë.

Barkley në minutën e 57-të shënoi, edhe pas lëshimit të portierit titullar të Arsenalit, Raya që topi i goditur shkoi mes duarve të tij dhe u ndal në rrjetë.

Kamerat kapën momentin kur portieri i parë i Arsenalit, Ramsdale qeshte nga stoli për gabimin e bashkëlojtarit të tij. Ai u ndal sapo pa që kamera ishte fokusuar tek ai.

Ndryshe, Arsenali me këtë fitore vazhdon lidershipin me 36 pikë. Luton është në pozitën e 17-të me 9 pikë./Lajmi.net/

You may also like