I vlerësojmë gjestet e Kosovës në shenjë mirënjohje për kontributin e Albright

by admin
Spread the love

Sonte janë ndezur qirinj pran bustit të Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në nderim të jetës dhe veprës së saj e cila vdiq dy ditë më parë.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte ambasadori amerikan Jeffery Hovenier, i cili tha se janë të nderuar me vendimin e presidentes Osmani për shpalljen e zisë sot në Kosovë dhe janë aty për kujtimin dhe respektin që populli i Kosovës ka për sekretaren Albright dhe për atë që ajo bëri.

“Jemi të prekur nga e gjithë mbështetja, pikëllimi dhe kujtimi për sekretaren Albright. E vlerësojmë shumë këtë gjest këtë mbrëmje si dhe shumë gjeste të tjera që nga dje në shenjë mirënjohje për kontributet e saj për paqen dhe stabilitetin këtu në Kosovë”, është shprehur Hovenier, njofton Klankosova.tv.

Të pranishëm në vendosjen e qirinjve pran bustit të Sekretares Albright ishin edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga, zyrtarë të Partisë Demokratike e qytetarë të vendit.

You may also like