I rrethuar nga truprojat, të rinj që kolliten pas gazit lotsjellës, dalin pamjet nga momenti i evakuimit të Abazoviç

by admin
Spread the love

Mediat malazeze kanë publikuar video nga momenti i evakuimit të kryeministrit Dritan Abazoviç nga koncerti i Dino Marilyn në diskotekën “Top Hill” në Budva.

Abazoviç shihet i rrethuar nga truprojat që e shoqërojnë drejt makinës së tij.

E ndërsa, nga ana tjetër, disa të rinj dalin nga diskoteka duke u kollitur pasi mësohet se është hedhur gaz lot sjellës. Megjithatë, mediat vendase theksojnë se gazi lotsjellës është hedhur vetëm pasi Abazoviç është larguar nga koncerti.

Policia hedh poshtë versionin se kryeministri është sulmuar. Ato sqarojnë se në diskotekë ka pasur një sherr mes disa personave dhe aty pranë ka qenë edhe Abazoviç.

You may also like