I propozon të dashurës në koncertin e Aurelës, këngëtarja ndan momentin e ëmbël (VIDEO)

by admin
Spread the love

Pa dyshim që Aurela Gaçe është një nga artistet më të preferuara e më të dashura për publikun shqiptar. Diva e muzikës shqiptare, të cilën e shohim shpesh të eksperimentojë në rryma të ndryshme, veç hiteve që sjell për publikun dhe daljeve në media, e gjejmë edhe çdo fundjavë në klubin e saj ku ajo performon live.

Veç muzikës, Aurela Gaçe është shumë aktive edhe në rrjete sociale, ku ndan herë pas here momente nga jeta e saj familjare e jo vetëm, por edhe nga jeta e saj profesionale. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një video vërtetë të veçantë.

Një djalë i ka propozuar të dashurës së tij për martesë, teksa kishin shkuar të ndiqnin live Aurelën në koncertin e saj. Teksa vajza ndodhet në skenë e kthyer nga këngëtarja, djali i ulet në gjunjë dhe mesa duket nga video, merr edhe konfirmimin e vajzës.

“AJO THA “PO”. Çfare emocioni të shohësh njerëz që duhen, që shtrengojnë njëri-tjetrin fort në kraharor. Ky ishte një propozim live për martesë. Faleminderit që e ndatë me ne këtë emocion të pastër.U plakshit bashkë”, ka shkruan Aurela Gaçe në rrjetet e saj sociale, duke na emocionuar të gjithëve.

You may also like