“I përjashtuar” te Milan, Sheffield United kërkon afrimin e sulmuesit

by admin
Spread the love

Qendërsulmuesi i Milanit, Divock Origi ka rënë në “radarët” e Sheffield United.

Mediet britanike raportojnë se belgu do të rikthehej me kënaqësi në Premier League pas përvojës zhgënjyese me “Djallin” në Itali dhe Sheffield, i cili shfaqi probleme të dukshme në sulm sa përket finalizimit, po e vlerëson seriozisht ish-lojtarin e Liverpool.

Origi nuk u thirr nga trajneri Stefano Pioli për ndeshjen e parë të sezonit kundër Bologna-s këtë të hënë.

Përveç qendërsulmuesit belg, jashtë janë edhe Fode Ballo-Toure dhe Alexis Saelemaekers, si dhe Mattia Caldara. /Supersport


Top Channel

You may also like