I ka hypur vetja në qejf, as sytë s’do ia hedh më

by admin
Spread the love

Këngëtari Luiz Ejlli është rikthyer sërish në qendër të lajmeve rozë pas shumë kohësh, teksa së fundmi i është bashkuar aventurës 100 ditore në Big Brother VIP. Ai është një nga personazhet më karizmatikë brenda shtëpisë, teksa ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve brenda dhe jashtë shtëpisë.

Që në fillim, ai ka ngacmuar me të qeshur një nga konkurrentet e këtij programi, moderatoren Kiara Tito, teksa duket se së fundmi ai është mërzitur me të për shkak të një deklarate të saj. Në një bisedë me dy nga banorët e tjerë, Gent Hazizin dhe Armaldo Kllogjerin, Luizi tregoi se ka marrë një vendim.

Ai tha se nuk do t’ia hedhë më as sytë Kiarës, teksa zbulon edhe pak nga biseda mes tij dhe moderatores. Ndër të tjera, këngëtari mendon se Kiarës i ka hipur vetja në qejf.

Pjesë nga biseda:

Luizi: E kam ndarë mendjen ia thashë edhe Gentit. As sytë s’do ia hedh më për të madhin Zot. Bile edhe kur të jetë ajo e pranishme, unë…

Genti: Po ti provoje sot, provoje mos i japësh vëmendje

Armaldo: A po thua për Kiarën?

Luizi: Po

Armaldo: Doja të thosha dicka dje që kishte të bënte me këtë, nga eksperienca, por nuk e them dot me zë.

Luizi: Unë s’jam i tillë. Unë i thashë ti vec më trhuaj nga goja ime a të kam thënë që më pëlqen? Nga goja ime e ke ndi që më pëlqen e që dua të kem dicka me ty? Jo tha por e di se ça mendoje. Prit i thashë ti këtej më thua dy ditë kemi që njihemi këtej më thua më lexon mendimet. O Gent a je i mendimit që ia kanë ba ndoshta, jo se i është rritur mendja, por mund t’i ketë hypur pak vetja në qejf asaj.

Genti: Kujt

Luizi: Dihet ma, dihet ma. Jo se është mendjemadhe, po…

You may also like