I hodhën shumën e majme në koncert, këngëtari shqiptar ia kthen mbrapsht fansit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ndër këngëtarët që ka një karrierë të gjatë është Labinot Tahiri, i cili një pjesë të mirë të koncerteve të tij i mban jashtë vendit, ku gurbetqarët shqiptarë mbushin mbrëmjet e tij. Së fundmi teksa ndodhej në një koncert një fans i ka hedhur Labinotit në skenë teksa këndonte një shifër të konsiderueshëm prej 1500 eurosh.

Nëse mendoni se Tahiri e falënderoi fansin dhe i mori siç ndodh kryesisht në këto raste jeni gabim. Ai i mori eurot dhe ia riktheu fansit. Këtë ngjarje e e ka treguar vetë këngëtari në rrjetet e tij sociale ku krahas shkruan:

“Një rast ku gurbetqari m’i dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë.

Gurbetqari dhe publiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona, pra mjafton që vini nëpër mbrëmje! Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun.”

You may also like