I digjet shtëpia në Athinë/ Qytetarin mes të qarave nuk e mbajnë këmbët, mbështetet nga dy persona

by admin
Spread the love

Flakët në zonën Magulës në Athinë nuk kanë kursyer as banesat, ndërsa një qytetari i është djegur shtëpia.

Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe, i cili ndodhet në zona industriale të  Magulës në Athinë thotë se dëmet janë kolosale dhe se kjo zonë ka shumë dëmtime nga flakët.

Linjat e tensionit të lartë që furnizojnë Athinën me energji po rrezikohen nga zjarret që kanë pushtuar vendin.

Qindra hektarë pyje janë nën pushtimin e flakëve, ndërsa në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset të cilat e kanë të vështirë shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë dhe flakëve.

Kujtojmë se vitin e kaluar Greqia kaloi zjarret më të rënda që nga viti 2006.

 


Top Channel

You may also like