I dënuari me burgim të përjetshëm në grupin “Kumanova” shfaq të mbjellat brenda burgut (FOTO)

by admin
Spread the love

Anëtari i grupit “Kumanova”, Demë  Shehu i cili u dënua me burgim të përjetshëm ka ndarë disa fotografi nga bahçja që ky grup ka bërë brenda hapësirave të burgut.

Shehu shkroi se “kjo tokë është shqiptare dhe e bekuar nga i lumi Zot, e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e perimeve”, transmeton Klankosvoa.tv.

Në fotografitë e publikuara nga Shehu shihet se grupi ka mbjellur speca, domate, shalqinjë e sallata.

Tutje, ai tha shkroi se kudo që të jenë, kurrë nuk do të rreshtin së mbjelluri farat e çlirimit të tokave Ilire-Arbërore-Shqiptare.

Kujtojmë se grupi “Kumanova” u dënua me gjithsej 746 vjet burgim për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Shtatë prej 37 personave janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa katër prej 37 të akuzuarve janë liruar si të pafajshëm.

 

You may also like