I dënuar për trafik droge, apeli i GJKKO sekuestron pasurinë e Emiljan Shegës

by admin
Spread the love

Gjykata e Posaçme e Apelit për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot konfiskimin e pronave të Emiljan Shegës, i cili është arrestuar dhe dënuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.

Apeli i GJKKO i ka sekuestruar Shegës një apartament dhe pesë sipërfaqe toke. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese me kryesuese Nertina Kosova, dhe anëtarë Engert Pëllumbi dhe Saida Dollani.

Pasuritë e konfiskuara

Pasuria e llojit “Apartament”,me sipërfaqe 130 m2, {…}, në pronësi të Emiljan Shegës;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe E.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”,me sipërfaqe 3782,6 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe E.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”,me sipërfaqe 498,8 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe R.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”,me sipërfaqe 17328,3 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe R.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”,me sipërfaqe 7000 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për pjesët e tjera të tij.

You may also like