I dedikoi këngën ‘Me ty’ Kiarës, reagojnë për herë të parë familjarët e Luizit: Mbrëmje e paharrueshme

by admin
Spread the love

Spektakli i kaluar i Big Brother VIP Albania ka qenë mjaft i veçantë për dy prej konkurrentëve të këtij program, Luizin dhe Kiarën. Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP kanë dhuruar shumë emocione për publikun, teksa këngëtari i këndoi live partneres së tij një këngë dedikuar posaçërisht për të.

Një surprizë e shijuar nga opinion publik si edhe të gjithë konkurrentët e tjerë në shtëpi, por më së shumti nga Kiara, e cila i deklaroi publikisht dashurinë këngëtarit brenda shtëpisë. E veç komenteve pozitive nga publiku, kanë reaguar ditën e sotme edhe vetë familjarët e Luiz Ejllit.

Djali i xhaxhait të Luizit, Lauran Ejlli ka folur këtë të mërkurë mbi suprizën e kushëririt të tij në shtëpinë e Big Brother.” Ishte një mbremje e paharrueshme, Luizi po tregon që di të luaj bukur dhe di të dashurojë bukur”, shprehet familjari i këngëtarit.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, çifti kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin, teksa Luizi i ka marrë edhe varësen me kryq që i dhuroi pak ditë më parë. Ai nuk i dha një sqarim partneres së tij se pse e bëri këtë veprim, por i tha se çdo gjë e tij, është edhe e saj.

You may also like