I burgosuri 30-vjeçar nga Kumanova ka pranuar veprën – Shqip

by admin
Spread the love

MPB njofton se ka zbardhur një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në një objekt në rrugën “Dositej Obradoviç” në Shkup.

Nga MPB thonë se një i burgosur 30-vjeçar nga Kumanova ka pranuar veprën.

“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është konstatuar se kryesi i veprës është M.Z.(30) nga Kumanova, i cili është duke vuajtur dënimin me burg në “Idrizovë”. Më 26 janar 2023, në institucionin penal me të është zhvilluar një bisedë zyrtare, gjatë së cilës ai ka pranuar krimin. Atij i janë marrë edhe sende që lidhen me krimin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim penal sipas nenit 236 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

You may also like