I alarmuar nga situata në veri të Kosovës. Përshkallëzimi po bëhet i rrezikshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Ai shprehet i alarmuar nga kjo situatës si pasojë e arrestimeve të serbëve të Kosovës, marshimit të FSK-së në Mitrovicë dhe nga retorika e Serbisë.

Sipas Borrell, përshkallëzimi po vijon dhe po bëhet i rrezikshëm, por thekson se BE-ja nuk do ta tolerojë.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkruan ai./tvklan.al

You may also like