Hyrja e ASH-së në qeveri i jep fund dilemës për zgjedhje të parakohshme – Shqip

by admin
Spread the love

Analisti politik dhe gazetari Xhelal Neziri në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin, vlerësoi se me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, do të zgjidhet dilema për zgjedhje të parakohshme. Me këtë tezë është spekuluar e luajtur deri tani, por nga ky moment, kjo zgjidhet. Ndërsa se si do të koordinohet kjo shumicë dhe këta numra, sipas Nezirit, mbetet të shihet në periudhën në vazhdim.

“Nëse bëjmë një matematikë të thjeshtë dhe nëse e minusojmë deputetin që sot e lëshoi shumicën, Trajanovin, nëse e llogarisim edhe Kastriot Rexhepin që e braktisi Besën dhe dy deputetët e BDI-së që bashkë me Rexhepin funksionojnë në kuadër të ‘grupit të zjarrit’. Ka zëra që edhe deputeti i pavarur Skënder Rexhepi do ta votojë këtë shumicë, atëherë kjo shumicë do të ketë diku minus 4 por do të ketë një shumicë prej 66 deputetësh”, deklaroi Xhelal Neziri./KlanMacedonia

You may also like