Hynë me këngë kundër Kosovës, “Davis Cup” fshin videon e Gjokoviqit dhe ekipit serb  

by admin
Spread the love

Novak Gjokoviq me shokët e tij u futën në “Davis Cup” nën shoqërimin e këngës nacionaliste famëkeqe serbe që i kushtohet edhe Kosovës.

Kjo këngë u postua edhe në rrjetin social Twitter, por faqja zyrtare e “Davis Cup” ka vendosur ta fshijë këtë video pas reagimeve të shumta, shkruan lajmi.net.

Kënga në fjalë u kushtohet trevave të Kosovës, me pretendimin që janë të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Gjokoviq është pjesë e skandalave ku bëhet fjalë Kosova, shtet të cilin ai dhe shteti prej nga vjen nuk e njeh.

Ai njihet për qëndrimet e tij nacionaliste kundër Kosovës.

Duhet theksuar fakti se Gjokoviq u bëri homazhe terroristëve serbë që vranë policin hero të Kosovës, Afrim Bunjakun, më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit./Lajmi.net/

You may also like