Hunter Biden i premtonte informacione sekrete për oligarkun rus kompanisë amerikane të aluminit (fotot)

by admin
Spread the love

Një email nga biri i presidentit të SHBA, Hunter Biden dërguar një kompanie amerikane alumini ku u premtoheshin informacione për oligarkun rus Oleg Deripaska, ka ngritur të tjera shqetësime abuzimi për aksesin e djalit të presidentit në informacione të klasifikuara, të ngjashme me ato që u gjetën në javës që shkoi në shtëpinë e Biden në Wilmington, Delaware.

Kjo ka bërë që mediat konservatore vendase të shtojnë presionin për më shumë hetime mbi influencime të jashtëligjshme të familjareve dhe administratës aktuale.

Dokumentet që datojnë prej vitit 2011 nga zbulimet në atë që njihet si “laptopi i ferrit” i humbur nga Hunter, ku tregohet se ai kishte ofruar të shiste informacione mbi oligarkë rusë për kompaninë amerikane të aluminit Alcoa Inc., për shumën $55,000, sipas raportimit të vitit 2021 të rrjetit The Post .

Babai i tij ka shërbyer gjithashtu se zv. President me Barack Obama, prandaj Hunter duket se zotëronte “analiza statistike të rreziqeve për financat e rrjeteve të lidhura me Oleg Deripaska, kreun e industrisë ruse RUSAL,” që asokohe sapo kishte nënshkruar një kontratë me grupin amerikan Alcoa.

Hunter Biden i kishte ofruar kompanisë një “listë me elitarët e Rusisë dhe rrjetin e lidhjeve të  Deripaska, bazuar në lidhjet e tij të dokumentuara me persona dhe shtete”.

Zhvillimi vjen pas zbulimeve të fundit se Hunter kishte akses të plotë në shtëpinë buzë liqenit të Biden në Delaware ku u gjetën dokumentet e klasifikuara.

Kongresmeni republikan Jim Banks tha dje se influencimi për kompaninë Alcoa është një çështje më e gjerë nga sa duket.

“Familja Biden është nga më të korruptuarat në historinë e politikës së SHBA dhe pyetja me të cilën përballen hetuesit republikanë është ‘Nga t’ja fillojmë’,” tha ai.

Edhe senatori republikan Ron Johnson ka përmendur më herët se email-et e Hunter Biden për partnerët e biznesit në Ukraine ishin “të dyshimtë” dhe përmbanin informacione të klasifikuara.

“Duket si një ngrehës i skenës — një informacion kaq i detajuar për Ukrainën,” tha Johnson për rrjetin Fox News.

Emaili i Hunter për Devon Archer përfshinte 22-pika që përshkruheshin si “mendime pas hulumtimit” mes të cilave thuhej se Petro Poroshenko mund të zgjidhej president i Ukrainës” dhe se njëfarë “decentralizimi mund të ndodhë në Lindje”.

Hunter Biden shkruante në vitin 2014: “Rusët do të vijojnë fushatën e destabilizimit aty dhe kjo mund të çojë në marrjen e pjesës lindore, më e rëndësishmja rajonin e Donetsk, për të krijuar një urë tokësore nga Rusia në Krime”, sipas rrjetit New York Post.