HUNGARI – Qeveria paraqet ligjin për parandalimin e keqpërdorimit të fondeve të BE-së

by admin
Spread the love

BUDAPEST, 24 shtator /ATSH-DPA/- Qeveria hungareze ka paraqitur një paketë të dytë ligjesh që synojnë parandalimin e keqpërdorimit të fondeve të BE-së.

Në thelb, paketa përfshin krijimin e një autoriteti të pavarur integriteti, që supozohet të parandalojë, zbulojë dhe korrigjojë paligjshmëritë dhe parregullsitë në lidhje me zbatimin e fondeve të BE-së”, thuhet në propozimin e publikuar dje në mbrëmje.

Përveç kësaj, autoriteti do të jetë i detyruar të raportojë rastet e mashtrimit dhe korrupsionit në Zyrën e Prokurorit Publik Evropian (EPPO).

Hungaria ka refuzuar rreptësisht të bëhet pjesë e EPPO, e cila nisi të funksionojë në qershor 2021 në 22 vendet pjesëmarrëse të BE-së. Pjesëmarrja nënkupton që EPPO mund të urdhërojë hetime në vendet e përfshira.

Qeveria hungareze është nën presion pasi Komisioni Evropian paralajmëroi se do të ndalonte financimin e 7.5 miliardë eurove (7.5 miliardë dollarë). Komisioni ka kritikuar prej kohësh korrupsionin e përhapur në Hungari duke i dhënë vendit dy muaj kohë për të korrigjuar abuzimet.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMOSKË – Largohet nga detyra zëvendësministri rus i Mbrojtjes

You may also like