HUNGARI – Orban: Qeveria e përgatitur për të paguar gazin rus me rubla

by admin
Spread the love



BUDAPEST, 6 prill /ATSH-DPA/ Hungaria është e përgatitur të paguajë faturat e saj të gazit rus në rubla, njoftoi sot presidenti hungarez Viktor Orban, duke theksuar vështirësitë që Perëndimi do të ketë në vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Ne nuk kemi asnjë problem me këtë. Nëse rusët duan rubla, atëherë ne do të paguajmë me rubla”, tha Orban.

Pagesa e radhës për gazin do të kryhet në maj. Orban tha se siguria e furnizimit mbetet përparësia kryesore e qeverisë së tij. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKumbaro: Plani Kombëtar i Pastrimit, në muajin e gjashtë pa ulur aspak ritmin
Artikulli tjetërRama: Kongresi i PS-së i hapur për grupet e interesit


You may also like