HUNGARI – Orban i ofron Putinit organizimin e negociatave me Ukrainën

by admin
Spread the love

BUDAPEST, 6 prill /ATSH-DPA/ Kryeministri hungarez Viktor Orban i ka ofruar presidentit rus Vladimir Putin organizimin e takimit të negociatave të armëpushimit me Ukrainë, në Budapest.

Putin e telefonoi sot Orban për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës.

“I sugjerova presidentit Putin që të shpallte një armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai gjatë një konference për shtyp.

“Negociatat mund të zhvillohen në Budapest, me pjesëmarrjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron”, shtoi Orban.

“Megjithatë, Putini ka vendosur kushte për fillimin e negociatave”, tha Orban, duke shtuar se ai nuk kishte asnjë ndikim në përmbushjen e tyre.

I pyetur nga gazetarët, Orban tha se Scholz dhe Macron nuk ishin të informuar ende për propozimin e tij

Udhëheqësi hungarez ruan një marrëdhënie miqësore me Putinin. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like