Humbja nga Real Madridi, presidenti i PSG tentoi të sulmonte gjyqtarët në zhveshtore

by admin
Spread the love

Në një ndeshje spektakolare, Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe për klube, Liga e Kampionëve.

Skuadra e Carlo Ancelottit ishte mbrëmë nikoqire e Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të fazës së eliminimit direkt, shkruan Insporti.

Ndonëse nga ndeshja e parë ishte në disavantazh 1:0, Real Madridi riktheu sonte epërsinë duke fituar 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm, 3:2 u kualifikua tutje.

Pas ndeshjes, ndodhi diçka aspak e pritur.

Presidenti i PSG-s, Nasser Al-Khelaïfi dhe drejtori Leonardo shkuan në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve për t’u ankuar në fund të ndeshjes.

Al-Khelaifi ka thyer disa gjësende, por edhe ka kërcënuar me vdekje gjyqtarin. teksa është dashur të thirret policia për të ndërhyrë.

Lajjmi është konfirmuar nga “Partidazocope”.

You may also like