Humbja në klasike nuk kapërdihet, tifozët kërkojnë kokën e Ancelottit

by admin
Spread the love

Diferenca me ndjekësit e Sevilla në tabelën e klasifikimit të LaLigas është 9 pikë dhe pasojat e humbjes së thellë në klasike po i vuan Carlo Ancelotti, të paktën nga ana mediatike.

Pozicioni i tekniku italian për momentin duket i blinduar, pikërisht prej rezultateve të arritura para ndeshjes me Barcelonën, por humbja përballë rivalëve të përjetshëm ka mërzitur tifozët madrilenë që kërkojnë kokën e Ancelottit.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, në rrjetet sociale tifozët madrilenë kërkojnë largimin e teknikut dhe zëvendësimin e tij me dy flamuj të skuadrës.

I pari në listë qëndron Xabi Alonso, aktualisht trajner i Real Sociedad B, ndërsa pas tij Raul, që aktualisht është në krye të skuadrës së dytë të Realit të Madridit. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like