Humbja me “poker”, Rangnick: United do rindërtohet, afrojmë 10 lojtarë

by admin
Spread the love

Manchester United u mposht me katër gola nga Liverpool, duke marrë një tjetër goditje në garën për katër vendet e para në klasifikim.

Trajneri Ralf Rangnick nuk u fsheh pas ndeshjes, duke u shprehur se në verë pritet që të ketë një rindërtim të skuadrës.

“Do të ketë një rindërtim të skuadrës këtu. Gjashtë, shtatë apo dhjetë lojtarë të rinj do të vijnë”, tha mes të tjerash trajneri gjerman.

Ai nuk do të jetë në stol sezonin e ardhshëm, por do të kalojë në pozicionin e tij si këshilltar dhe në pankinë pritet të zyrtarizohet trajneri aktual i Ajax, Erik ten Hag. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook 

You may also like