Humbi 7 kg për të veshur fustanin e Marilyn Monroe, Kim Kardashian reagon ndaj kritikave

by admin
Spread the love

Kim Kardashian i është përgjigjur kritikave që mori pasi humbi 7 kilogramë në vetëm 3 javë për të veshur fustanin ikonik të Marilyn Monroe në Met Gala. Kim e krahasoi veten me Christian Bale, i cili pësoi një humbje ekstreme në peshë për rolin në “The Machinist”.

41 vjeçarja shtoi se nuk kishte bërë asgjë të pashëndetshme. Në një intervistë për Neë York Times, Kim tregoi se humbi peshën përmes dietës, kostumit për sauna ( përdoret për të humbur peshë më lehtë) dhe vrapimit dy herë në ditë.

“OK, Christian Bale mund ta bëjë këtë për një rol filmi dhe kjo është e pranueshme. Edhe Renée Zellweger shtoi peshë për një rol. Për mua është e njëjta gjë. Nuk po thosha, “Hej të gjithë, pse nuk e humbisni këtë peshë në një periudhë të shkurtër kohore?”, tha ajo.

Më tej, ajo shtoi se nuk do të merrte pjesë në Met Gala nëse nuk do të kishte arritur objektivin e saj. “Unë thjesht nuk mund të kisha shkuar, gjë që nuk do të kishte rëndësi, ishte thjesht e rëndësishme për mua për të arritur këtë qëllim.”, u shpreh Kim.


You may also like