Huawei Mate 50 mund të nisë mesazhe nëpërmjet satelitit, kur mungon sinjali telefonik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sapo është prezantuar familja e re e telefonave Huawei Mate 50 në Kinë, që u hap dyert një përhapje të mëtejshme në nivel botëror – linja e re mbështetet në katër variante dhe risi teknologjike, si për shembull mundësia për të dërguar mesazhe nëpërmjet satelitit në situata emergjente, edhe në rastet kur mungon sinjali telefonik.

Shumë shoqëri e kishin premtuar këtë funksion, si për shembull Apple (sonte pritet me padurim prezantimi i modeleve të reja iPhone 14).

Katër janë modelet e reja të familjes Huawei Mate 50, si ai standard pranë modelit me parametrat më të mirë Huawei Mate 50 Pro, tek ai më ekonomik Huawei Mate 50E dhe modeli special Huawei Mate 50 RS Porsche Design.

Ndër parametrat e përbashkët të këtyre telefonave është fotokamera kryesore në pjesën e pasme, me hapje të ndryshueshme diafragme (nga f/1.4 te f/4), duke mundësuar hyrjen e sasisë së duhur të dritës në varësi të kushteve dhe aftësia për të dërguar mesazhe tekst nëpërmjet satelitit.

Huawei thotë se ky është telefoni i parë që ka dalë në treg për publikun, i cili mund të lidhet me rrjetin satelitor kinez Beidou. Rrjeti Beidou, i cili ka përfunduar në vitin 2020, është një rival i Global Positioning System (GPS), në pronësi të qeverisë amerikane, i cili përdoret gjerësisht në të gjithë botën.

Lidhja me Beidou u mundëson përdoruesve të vijojnë të dërgojnë mesazhe edhe kur humbin lidhjen me një rrjet celular tokësor, për shembull në rast se ndodhen në një zonë të largët.

Te Mate 50 mungon rrjeti super i shpejtë 5G, pas sanksioneve të SHBA, që e kanë penguar kompaninë të ketë chip-at kyç të nevojshëm për këtë qëllim. Telefoni zotëron rrjetin 4G.
Gjithashtu mungojnë edhe shërbimet e Google.

Huawei Mate 50 dhe 50 Pro janë shumë të ngjashëm mes tyre, me të dytin që arrin 120 Hz krahasuar me 90 Hz për ekranin oled 6,7inç, është i pajisur me fotokamera më të avancuara 13+50+64 megapiksel krahasuar me 13+50+12 të Huawei Mate 50 dhe me çip Xmage që mbështet një fotokamerë të dyfishtë me sensor 3D ToF për njohjen tredimensionale të fytyrës pranë një kamere për selfie 13 megapiksel, me aperturë f/2.4

Çmimi i Mate 50, i cili doli për shitje në Kinë të martën nis nga 4.999 juanë (718 dollarë), ndërsa për modelet Mate 50 Pro, të fashës më të lartë, çmimi nis nga 6.799 juanë (1.006 dollarë).

You may also like