Hoxha: Ky raport vjen në momentin e duhur për të reflektuar

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, në emisionin  “Intervistë në SHENJA”, tha se raporti që është dorëzuar i KE-së, është dorëzuar në momentin e duhur për të reflektuar.

“Ne jemi në prag të zgjedhjeve dhe normalisht tani thyen shigjetat, se jo vetëm aspekti deklarativ por edhe çështja e asaj që duhet të realizohet. Mendoj se kontributi jonë si parti të reja që kemi këtë frymë për të ndryshuar gjërat dhe jo për të zgjedhur çështje individuale por për të sjellë një frymë të re, mund të kontribuojë në balancimin e politikave, të paktën vetëdisimin për një rrugëtim”, tha Hoxha.

Ai tha se tani e tutje duhet biseduar mirë dhe se bashkëngjitja në BE në këtë moment është zgjidhje politike.

“Nuk është çështje vetëm të deklarohesh se je për BE, vërtetë duhesh t’i besojë se ato vlera evropiane janë më e mira për shtetin dhe qytetarët”, deklaroi më tej Hoxha.

 

MARKETING



You may also like