Hoxha: Ftesa e Kurtit për takim me opozitë – arsyetim për heshtjen e tij

by admin
Spread the love

Sejdi Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ftesa e kryeministrit Kurti për takim me liderët e partive opozitare është “tentim i tij për ta arsyetuar heshtjen e tij nga takimi që ka mbajtur ne Bruksel” si dhe një arsyetim ndaj qytetareve, shoqërisë civile dhe mediave.

Tutje, përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka shkruar se këto
tema Kurti duhet t’i flasë në Kuvend.

Postimi i plotë:

Ftesa e Kryeministrit Albin Kurti per takim me liderët e
partive opozitare është tentim i tij për ta arsyetuar heshtjen e tij  nga takimi qe ka mbajtur ne Bruksel, një
takim i tille e ndihmon atë te arsyetohet para qytetareve, shoqërisë civile dhe
mediave.

Sa ishte ne opozite vazhdimisht i bojkotonte ftesat për
takime nga liderët institucional sado te rëndësishme qe ishin ato, me vjen mire
qe tash e ka marr vesh që duhet të jemi bashke kur diskutohen çështjet e
rëndësishme për vendin, a duhet të sillemi si ai? JO!.

Kësaj radhe për temat qe diskutoi ne Bruksel ai duhet te
flas hapur ne Kuvend ku përfaqësohen te gjitha partitë politike.

Prandaj një takim i tille me liderët e partive politike ne
këtë kohe është tentim për ta arsyetuar veten për heshtjen dyjavore, prandaj
mendoi që është i parëndësishëm takimi.

You may also like