Hoxha drejt Hajdukut të Splitit

by admin
Spread the love

Talenti i futbollit, Besfort Hoxha, është fare pranë që të firmos kontratë me klubin e madh kroat, Hajdukun e Splitit.

Së fundmi, Hoxha ishte me ekipin U16 të Hajdukut në një turne në Suedi. U shqua me paraqitje të mira në turneun Utsikten Elite Cup Goteborg, të cilin Hajduku edhe e fitoi.

Në këtë turne morën pjesë skuadra me nam si Borussia Dortmund, PAOK, Real Sociedad, Heerenveen dhe ekipe tjera të njohura evropiane.

Hoxha, që është rritur në Finlandë, ku edhe jeton, te Hajduku e fitoi rastin me ndërmjetësimin e menaxherit Albin Sahatqija. Sahatqija edhe në të kaluarën u ka mundësuar shumë talenteve të testohen te Hajduku.

You may also like