Horoskopi i muajit Maj për Gaforren: Një kapitull i ri për ju

by admin
Spread the love

Në fillim të muajit bekimet vijnë në sektorin e karrierës suaj, ka ardhur koha juaj! Do merrni disa lajme të papritura më 5 maj pasi Dielli dhe Urani, takohen në të njëjtën pikë në qiell. Ky informacion mund të jetë befasues dhe intrigues. Mos kini frikë të ndërmerrni një rrugë të re. Më 10 maj, Mërkuri shkon në prapavijë. Kjo është një kohë e fuqishme për të reflektuar më thellë mbi sjelljet vetëshkatërruese që ju kanë dëmtuar në të kaluarën. Kalimi i kohës me veten mund të përmirësojë shëndetin tuaj këtë kohë. Jupiteti ju sjell fat dhe bekime për karrierën dhe reputacionin tuaj. Ju jeni përkushtuar ndaj punës dhe  tani është koha për shpërblim. Jupiteri shpenzon kohë në sektorin tuaj të karrierës vetëm çdo 12 vjet, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Mos kini turp të kërkoni atë që dëshironi; shefi sigurisht që ka marrë parasysh përpjekjet tuaja. Një eklips hënor më 15 maj mund të sjellë pak dramë. Lejoni çdo gjë që nuk ju nevojitet të largohet nga jeta juaj. Më 20 maj do jeni gati për pak pushim dhe relaks. Kohët e fundit keni marrë shumë vëmendjen e publikut, ndaj mos kini frikë të qëndroni vetëm. Mund të jetë koha për të gjetur ekuilibrin tuaj punë-jetë. Më 24 maj, ka të ngjarë që do të merrni pak më shumë përgjegjësi në punë. Ju po investoni kohë dhe energji në karrierën tuaj. Tensioni në punë mund të rritet gjithashtu. Kini parasysh që mund të keni kolegë që mund të shkaktojnë zhgënjim të panevojshëm. Mos lejoni që asnjë tension t’ju rrëzojë sepse më 28 maj, Venusi, do t’ju sjellë lidhje të reja që të çojnë në miqësi premtuese nën këtë ndikim pozitiv. Muaji mbyllet me një hënë të re duke ju kujtuar të rimerrni energjitë. Mund të jeni duke përballuar një situatë emocionale. Gatishmëria juaj për të përpunuar këtë dhimbje do të çojë në një kapitull të ri./revistawho.com

You may also like