Homazhe në nder të ish-presidentit Nishani, Berisha: Shqiptarët humbën një shtetar

by admin
Spread the love

Homazhet në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani po mbahen këtë të mërkurë në Presidencë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhe. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se Nishani ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë me të cilin kishte një miqësi të përsosur, që s’njohu kurrë rënie.

Berisha shprehu ngushëllimet për bashkëshorten, fëmijët dhe qytetarët shqiptarë që siç tha ai humbën një shtetar dinjitoz.

“Pikëllim. Për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fionën zinë e kësaj gjëmë të madhe që iu ka rënë atyre. Miqve të tyre, të afërmve, por edhe mbarë qytetarëve shqiptarë të cilët kanë parë të Bujar Nishani një qytetar shembullor, familja një prind të shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik. Shtetit shqiptar, një nga shtetarët më dinjitozë në tërë historinë e tij, shoqëria shqiptare dhe shqiptarët, një nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre. Bujar Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë por edhe një miqësi e përsosur. Një miqësi që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj të themi rrënje. Përkundrazi erdhi gjithmonë në forcim.”, tha Berisha.

You may also like