HOLANDË – Inflacioni në nivelin më të lartë në gjashtë muaj

by admin
Spread the love

AMSTERDAM, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Inflacioni i çmimeve të konsumit në Holandë u përshpejtua në janar në nivelin më të lartë në gjashtë muaj, sipas të dhënave të Byrosë Qendrore e Statistikave.

Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit 3,2% në terma vjetore, në janar, krahasuar me 1,2% në dhjetor.

Kjo është norma më e lartë që nga korriku i vitit 2023, kur çmimet u rritën me 4,6%.

Kostot për shërbimet u rritën me një ritëm më të shpejtë prej 4,8% në terma vjetore, në janar krahasuar me 4,1% një muaj më parë.

Rritja vjetore e çmimeve të artikujve ushqimorë u ul në 4,2% nga 5,3%.

Ndërkohë, rënia e çmimit të energjisë, përfshirë karburantin, u ul ndjeshëm në 2,2% nga 24,6%.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,5% në muajin janar.

Inflacioni i bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, ose IHÇK, gjithashtu u rrit në 3,1% në janar nga 1,0% një muaj më parë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like