Holanda tani nuk e pengon procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

by admin
Spread the love




Qeveria holandeze tashmë mbështet kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, megjithëse në vitin 2019 bllokoi fillimin e negociatave së bashku me Francën dhe Danimarkën për dy vendet e Ballkanit. Qeveria dhe partitë e koalicionit në Dhomën e Përfaqësuesve tani po bëjnë presion që dy vendet, të cilat shpresojnë për fillimin e negociatave për anëtarësim, t’i bashkohen BE-së, shkruan NL Times.
Fillimi i negociatave me Shkupin bllokohet me veton e Bullgarisë për mosmarrëveshjen e gjuhës dhe historisë, ndërsa përparimi i Tiranës në rrugën drejt BE-së është i lidhur me përparimin e Maqedonisë së Veriut.
Në maj, Parlamenti Evropian i kërkoi Këshillit Evropian të nisë procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke vënë në dukje “kontekstin gjeostrategjik të marrëdhënieve me Rusinë dhe agresionin rus kundër Ukrainës”.
Kryeministri holandez Mark Rutte tani po bën presion që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë procesin e negociatave, raportoi TV holandez Telegraph (De Telegraph).
Në vitin 2018, Rutte tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të “dobësonin të gjithë Bashkimin Europian”, duke treguar për korrupsionin dhe mungesën e lirisë së medias. Një vit më vonë, Holanda, së bashku me Francën dhe Danimarkën, bllokuan fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për të dy vendet.
Haga ka ndryshuar qëndrim pavarësisht rënies së ndjeshme të lirisë së medias në Shqipëri dhe faktit që korrupsioni, veçanërisht në nivel të lartë, mbetet një çështje e rëndësishme, shkruan EURACTIV.
Rutte tani po kërkon mbështetje nga e gjithë BE-ja. Ai tha në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në maj se të gjithë në BE po përpiqeshin të bënin gjithçka të mundshme për të mbajtur Ballkanin Perëndimor të qëndrueshëm dhe për të gjetur një zgjidhje për problemet e rajonit, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut e dhe Bullgarinë.


You may also like