Hodgson e mbyll me Watford dhe del në pension në fund të sezonit

by admin
Spread the love

Roy Hodgson ka deklaruar se do të largohet nga Watford dhe bota e futbollit. Tekniku 74-vjeçar, që në janar zëvendësoi Claudio Ranierin, do të dalë në pension pas më shumë se 45 vitesh në fushë.

“Kur firmosa sqarova që do të ishte një punë që do të zgjaste pak, deri në fund të sezonit. E pranova këtë propozim, duke lënë pensionin. Por tashmë puna ime mbaroi. Jam argëtuar, por nuk mendoj se do të trajnoj skuadra të tjera në Premier League. Besoj se ka ardhur koha që të tërhiqem dhe të shijoj kohën e lirë me familjen time. Mendoj se kjo ishte puna ime e fundit”, ka thënë anglezi për “Sky Sports UK”.

Trajneri më i vjetër i Premier, do të mbyllë karrierën pa shpëtuar Watfordin, që tashmë e ka prerë biletën për në kategorinë inferiore. Hodgson ka drejtuar Interin dhe Udinesen në Serie A dhe ka fituar 2 kampionate në Suedi dhe një në Danimarkë gjatë karrierës së tij. / Oversport.tv

Foto: Watford FC Facebook

You may also like