‘Hitleri me gjak hebre’/ Putini kërkon falje për deklaratat e Lavrovit

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar falje pasi ministri i tij i jashtëm Sergej Lavrov tha se lideri nazist Adolf Hitler kishte “gjak hebre”.

Sipas mediave të huaja mësohet se Putin i ka kërkuar falje kryeministrit izraelit Baftali Bennett, përmes një telefonate.

Të dielën e kaluar, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri komente në televizionin italian, duke përsëritur pretendimin e Rusisë se pushtimi i saj në Ukrainë është për të “de-nazifizuar” vendin. Kur intervistuesi vuri në dukje se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është hebre, Lavrov tha: “Mund të jem i gabuar, por Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre. Nuk do të thotë absolutisht asgjë. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të flaktë janë zakonisht hebrenj.”

Zyrtarët izraelitë dënuan komentet e Lavrov dhe ambasadori rus në Izrael u thirr në ministrinë e jashtme të Izraelit për bisedime. Kryeministri izraelit Naftali Bennett i quajti pohimet “gënjeshtra” dhe Lapid i përshkroi ato si “të pafalshme dhe të egër”, duke paralajmëruar se Izraeli “u përpoq të mbante marrëdhënie të mira me Rusinë, por ka një vijë, dhe këtë herë kufiri është kapërcyer. “

“Hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm” shtoi Lapid.

Rruga Press

You may also like