“Hitleri kishte gjak hebre”, Putin i kërkon falje Izraelit për komentet e Lavrov

by admin
Spread the love

Pas një telefonate me Vladimir Putin, kryeministri izraelit Naftali Bennett ka thënë se presidenti rus ka kërkuar falje për komentet e bëra nga ministri i jashtëm rus, Lavrov.

Sergey Lavrov tha gjatë fundjavës se diktatori nazist Adolf Hitler kishte “gjak hebre”. Këtë koment e bëri në tentativë për të krahasuar Hitlerin me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është me prejardhje hebreje.

“Zelensky përdor këtë argument: çfarë lloj nazizmi mund të kenë ata si shtet kur lideri është hebre. Mund ta kem gabim, por Hitleri kishte edhe gjak hebre. Kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë”, tha Lavrov.

Deklarata solli zemërimin e Izraeli, duke thënë se ishte një gënjeshtër “e pafalshme”.

Një falje nga Putin është diçka befasuese, duke pasur parasysh se vetëm dy ditë më parë Ministria e Jashtme Ruse po vazhdonte të mbronte komentet dhe të akuzonte Izraelin për mbështetjen e “neo-nazistëve” në Ukrainë.

Zyra e shtypit e Naftali Bennett tha se kryeministri i Izraelit e pranoi ndjesën e Putinit dhe e falenderoi që e sqaroi këtë çështje. Por, vetë Rusia njofton se Putin me Bennett kanë diskutuar mbi Holokaustin, por nuk foli për një kërkim ndjese nga ana e Putinit.

You may also like