Historia rrënqethëse e Tan Brahimit, nga aksidenti ku humbën jetën prindërit, te sherri me Gon Llakajn (VIDEO)

by admin
Spread the love

Tan Brahimi, aktori i njohur i humorit është një nga konkurrentët e rinj të shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Ai u bë pjesë e shtëpisë të martën e 7 shkurtit, teksa është një prej banorëve më karizmatikë e me humor, që ka arritur të fitojë edhe zemrat e publikut e konkurrentëve të tij falë batutave.

Por, edhe pse ‘VIP’, Tan Brahimi është shumë pak i njohur nga opinion publik. Historia e tij është shumë e trishtë, teksa shumë pak e dinë se përpara 20 vitesh, aktori ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, pas aksidentit të bërë me makinë, ku ai ishte së bashku me dy prindërit e tij.

Për shkak të këtij aksidenti tragjik, prindërit e tij ndërruan jetë, teksa për fat të mirë, aktori vetë shpëtoi, por iu desh shumë kohë të merrte veten dhe familjarët e tij e ruanin se mos kishin frikën e ndonjë akti ekstrem pas tragjedisë së madhe që i ndodhi.

Pas këtij momenti, Tan Brahimi provoi audicionet në programin e humorit ‘Portokalli’ dhe ia doli që të fitojë, por për fatin e tij të keq, ky pranim i qëlloi në momentin më të trishtë të jetës së tij, pikërisht kur humbi prindërit e tij. Pavarësisht humbjes, aktori vendosi që të shkojë te program i humorit dhe qëndroi aty vetëm një sezon, pasi sipas drejtuesve të spektaklit nuk ishte në nivelin e aktorëve të tjerë.

Më vonë, Tanin e kemi parë edhe në emisionin e humorit Al Pazar në Vizion Plus, ku ai qëndroi për rreth 4 vite, por më pas u largua nga program pas një sherri me drejtuesin Agron Llakaj.

You may also like