Historia në ngjitje e Dudelange, pak vite histori por shumë eksperiencë në kupat e Europës

by admin
Spread the love

Vetëm 31 vjet ekzistencë dhe një vlerë totale e skuadrës prej më pak se 2 milion eurosh. Në dukje nuk frikëson aspak madje duket si një skuadër që do ta donte çdokush përballë por cilët janë në fakt kundërshtarët që sfidon Tirana në turin e parë të Uefa Champions League?

Ti nënvlerësoje do të ishte vetëvrasje! F91 Dudelange është klubi më i suksesshëm i futbollit luksemburgas. Në 20 vjetët e fundit ky klub ka arritur të fitojë 16 tituj kampionë dhe 8 Kupa të vendit, duke vendosur rekord në këtë kampionat. Prezent në mënyrë konstante në Kupat e Evropës, Dudelange ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit në arenën ndërkombëtare.

Luksemburgasit kanë debutuar në Champions League shumë pak kohë pasi u konfirmuan si një klub i madh në vendin e tyre madje kanë treguar menjëherë vlera duke kaluar edhe ture. 4 tituj kampionë me radhë prej vitit 2006 deri në vitin 2009 i dhanë një tjetër dimension këtij ekipi, frytet e të cilit u korrën në Europë kur në sezonin 2012-2013, Dudelange bëri më të madhe duke shkuar deri në turin e tretë të Champions League me suksesin e madh në turin e dytë ku eliminoi austriakët e Salzburg.

Por nuk mbaron me kaq sepse gërmat e arta të historisë, Dudelange i ka shkuar vitet e fundit. Në 2018 ata u bënë skuadra e parë nga Luksemburgu që kualifikoheshin në fazën e grupeve të Europa League dhe njëjtën gjë bënë edhe sezonin pasardhës.

Shorti më pas i pozicionoi në një grup ferri me Olympiacos, Milan dhe Real Betis ku mundën të siguronin vetëm një barazim pa gola me spanjollët. Një vit më vonë, erdhi fitorja e parë historike në grupet e Europa League ndërsa triumfuan në Nicosia 4-3 kundër Apoelit por megjithatë, grupin e mbyllën në vendin e fundit. Tashmë, Dudelange rikthehet edhe njëherë në garën me pengesa të Champions League, ku barriera e parë është Tirana, skuadra kampione e Shqipërisë. /oversport.tv

Foto: F91 Diddeleng, Facebook

You may also like