Hisen Berisha: Vetëvendosje e Kurtit lëshoi edhe një “bajrak”, nuk e zhbëri Gjykatën Speciale si u zotua

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit e lëshoi edhe një bajrak.

Ai thotë se kjo parti sa ishte në opozitë thoshte se sapo të vijnë në pushtet do ta zhbëjnë Gjykatën Speciale, por se tani nuk e mbajnë premtimin.

Postimi i tij:

E lëshuan edhe një “bajrak”!

Si për shumë tema tjera edhe për Gjykaten Speciale, janë zotuar se “sapo të vijmë NE në pushtet, do ta zhbëjmë ketë gjykatë”.

Ishte ministrja Kurtit në vizitë në Hagë dhe e paskan kuptuar se “gjykatën e kemi tani në Kushtetutë” dhe nuk mund të shpërbëhet, njejtë si “bashkimi kombëtarë” që nuk lejohet nga Kushtetuta, dhe se “e ka berë Kuvendi i Kosovës”.

E paskan kuptuar edhe këtë situatë pas kaq vitesh. Kështu një ditë do të deklarojnë edhe për demarkacionin me Malin e zi, e çdo çështje tjetër, që e kanë përdorur si 《kauzë të rrejshme》sa për votë.

You may also like