“Hipnotizon kundërshtarin”/ Liverpool hedh në treg fanellën e dytë, frymëzohet nga muzika e viteve ’90

by admin
Spread the love

Liverpool ka hedhur në treg fanellën e dytë për sezonin 2022-2023 teksa bien në sy nuancat e përdorura në ngjyrën e bardhë.

Shqip shkruan se fanella që cilësohet edhe si marramendëse ka marrë menjëherë pëlqimin e fansave të anglezëve dhe jo vetëm pasi The Reds duket se kanë dizenjuar një nga bluzet më të veçanta për sezonin e ri.

Në rrjetet sociale, tifozët e Liverpool theksojnë se është fanella e duhur për të hipnotizuar kundërshtarin për shkak të nuancave që janë përdorur.

Fanella e re, e dizenjuar nga Nike është e frymëzuar nga muzka “Dance” e viteve ’90 teksa për herë të parë, Liverpool do të debutojë me këtë fanellë në miqësoren që do të luhet në Tajlandë ndaj Manchester United. Kapiteni Jordan Henderson është shfaqur shumë entuziast për fanellën e re ndërsa theksoi se do të jetë speciale për skuadrën ta veshin në ndeshjen ndaj United.

“Jemi shumë entuziast për fanellën e re, sigurisht ndihemi të lumtur edhe për fansat. Nuk ndodh shpesh që fanellat e reja të vishen menjëherë, ne do ta bëjmë këtë në sfidën ndaj United. Do të jetë një moment special për skuadrën të shfaqet me një “look” të ri në miqësoren e parë në përgatitjet për sezonin e ri”, u shpreh Henderson.


Top Channel

You may also like