Hidhet shorti i Ligës së Evropës, Barcelona do të përballet me Eintracht Frankfurt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Evropës. 

Shorti ka dashur që të kemi super përballje në këtë rang garash me katër super sfida që do të zhvillohen

Kandidati kryesor për ta fituar këtë trofe është Barcelona, ku do të përballet me skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt.

Atalanta do të ketë punë përsëri me një skuadër gjermane, ku pasi eliminuan Bayer Leverkusenin tani do të përballen me RB Leipzig.

Duel fantastik pritet të jetë edhe ai mes West Ham United dhe Olympique Lyon, derisa çifti i fundit është Braga – Rangers.

Ndeshjet e para zhvillohen më 7 prill, derisa ato të prillit më 14 prill në Ligën e Evropës.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 21 maj në Ramon Sanchez Pizujan stadium të Sevillas.

Ndeshjet çerekfinale:

RB Leipzig – Atalanta
Eintracht Frankfurt – Barcelona
West Ham United – Lyon
Braga – Rangers

Gjysmëfinalet:

Fituesi i duelit Leipzig – Atalanta përballë fituesit Braga – Rangers

Fituesi i duelit West Ham United – Lyon përballë fituesit Frankfurt – Barcelona

You may also like