Hetimet për Ilir Metën, reagon Sali Berisha: Nuk shpëton dot duke falsifikuar

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga ana e SPAK për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në lidhje me padinë e ish-deputetit Halit Valteri.

Nga Pogradeci, Berisha tha se SPAK, SHISH dhe Autoriteti i Dosjeve janë kthyer në anekse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Berishës por përdor çdo procedurë false për të goditur kundërshtarët.

“Ky njeri e ka shpallur veten armik i egër i shqoptarëve. PD nuk merr kurrë pushtet përveçse me votë. Protesta është pa asnjë diskutim institucioni demokratik për t’i dhënë mësim kësajqeverie.

Gjithçka është në kuadrin e shnndërrimit të SPAK, SHISH, Autorutetit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kemi një shtet monist. PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë. E ka votuar në vitin 1996, dhe në 2008.

Edi Rama e ka dërguar në GJK atë ligj. PD është dhe ka qenë gjithmonë për ligjin e lustracionit. Por mos u ngutni. Edi Rama është në panik të tmerrshëm. Mendon se duke përdorur procedura kundër kundërshtarëve mund të shpëtojë. Nuk shpëton. E ka nisur me falsifikim. Personi për të cilin akuzohet ka deklarur se nuk ka pasur asnjë lidhje me Ilir Metën”, tha Berisha.

You may also like