Hetimet për financimet në partinë që drejtonte, arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë

by admin
Spread the love

Ish-kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon është arrestuar pas hetimeve për financimin e Partisë Kombëtare Skoceze.

Sturgeon, që më herët ka drejtuar këtë parti, po marrët aktualisht në pyetje nga ambientet e paraburgimit.

“Një grua 52-vjeçare është arrestuar sot, e diel, 11 qershor 2023, si e dyshuar në lidhje me hetimin për financimin dhe financat e PKS”, njofton policia.

Sipas zyrtarëve, ish-kryeministrja ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë.

Më herët, për të njëjtën akuzë u arrestua dhe bashkëshorti i saj, ish-shefit ekzekutiv të partisë Peter Murrell, por më pas u la i lirë pasi nuk u provuan akuzat ndaj tij.

Selia e PKS-së dhe shtëpia e bashkëshortëve është kontrolluar nga policia, si pjesë e hetimeve, ndërkohë që është sekuestruar një mjet me vlerë 100 mijë paund në shtëpinë e nënës së Murrel, në Dunfermline.

Arrestimi i Sturgeon zgjeron skandalin që ka përfshirë partinë më të madhe politike të Skocisë vetëm disa muaj pasi ajo dha dorëheqjen nga drejtimi i vendit dhe partisë në muajin shkurt.


Top Channel

You may also like