Hetime për Granit Xhakën/ Skandali i basteve, dyshohet se është e përfshirë dhe mafia shqiptare

by admin
Spread the love

Mafia shqiptare mund të jetë e përfshirë në skandalin e basteve në qendër të të cilit është mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik, Daily mail, sipas të cilit dyshohet se përveç mafies shqiptare është i përfshirë edhe një ish futbollist profesionist, i dënuar për trukim ndeshjes.

Ky tabloid në muajin qershor bëri të ditur se hetimet për granit Xhakën, për një karton të verdhë të marrë në ndeshjen me Leeds i kanë kaluar Agjencisë së Krimit Kombëtar në Britani, një institucion që lufton krimin e organizuar në vendin ishullor.

Federata angleze e Futbollit  vuri re një fluks të dyshimtë bastesh në minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në Elland Road e fituar 4-1 nga Arsenali, ku 52 mijë paund ishin vënë bast për një karton të verdhë të Xhakës në 10 minutat e fundit.

Dhe në fakt, arbitri i asaj ndeshjeje, Andre Marriner në minutën e 86 i tregoi kartonin e verdhë Xhakës për vonesë loje në momentin që do ekzekutonte një goditje dënimi, pavarësisht  se në atë moment rezultati ishte 4-1 për Topçinjtë e Londrës.

Por fluksi i lartë i pazakontë e basteve mund të jetë vetëm maja e icebergut e kësaj cështjeje. Gjithnjë sipas ‘Daily Maiil’, hetuesit e Agjencisë së Krimit Kombëtar kanë zbuluar prova të shumave të mëdha parash në kriptovalutë në tregje që nuk kanë aplikim në Shqipëri, ndonëse mësohet se ky aktivitet është kryer pikërisht në këtë vend.

Në të njëjtën kohe, Agjencia e Krimit kombëtar bën të ditur se ish futbollisti i përfshirë në këtë skandal është shqiptaro-suedezi Alban Jusufi, i dënuar në 2017 nga drejtësia suedeze me 5 vjet pezullim për trukim ndeshjes, i cili vendosi bast shuma të mëdha parash për kartonin e verdhë të granit Xhakës.

Jusufi, tashmë 41 vjeçar u shpall fajtor për korrupsion teksa i dha ryshfet 150 mijë paund portierit Stamatopoulos për të luajtur dobët në derbin me Goteborg në 2017.

Trukimi u raportua dhe Federata suedeze e futbollit shtyu ndeshjen. Gjithsesi sipas Daily Mail, nuk ka prova që të tregojnë se Xhaka ka qenë aktiv në këtë skandal, ndërkohë që nuk është e qartë se kush mund të jetë e përfshirë në këtë konspiracion.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like