Herri Kejn mungon kundër Brazilit, ja kush do ta zëvendësojë “bomberin” anglez

by admin
Spread the love

Anglia do të ndeshet me Brazilin në një miqësore, mbrëmjen e sotme në orën 20:00. Ky do të jetë një test për secilën kombëtare, që të përgatiten për kompeticionet respektive, që secili ekip do të luajë verën e ardhshme, Kupa e Amerikës dhe Kampionati Europian.

“3 luanët” luajnë ndeshjen e sotme pa sulmuesin e tyre kryesor, Herri Kejn. Lojtari pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë, në ndeshjen që ekipi i tij, Bajern Mynih, fitoi me rezultatin 5-2 përballë Darmshtadit. 30-vjeçari arriti të shënojë pak minuta nga përfundimi i pjesës së parë, por më pas u përplas me shtyllën e portës, gati në përfundim të ndeshjes.

Zëvendësuesi i tij pritet të jetë Olie Uatkins. Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, sulmuesi i Aston Vilës, do të jetë qendra e sulmit të Anglisë sonte, i mbështetur tek krahu nga Antoni Grodon.

28-vjeçari Uatkins, është në një formë të shkëlqyer, teksa ka shënuar 16 gola dhe dhuruar 10 asist për shokët e tij të skuadrës/

PANORAMASPORT.AL

You may also like