Heroi Lunin pas triumfit me Mançester Sitin: Ua shpërbleva shokëve mundin e 120 minutave

by admin
Spread the love

Mançester Siti ishte cilësuar si prova e zjarrit për Andrij Lunin dhe portieri ukrainas e ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer. Pas kritikave në ndeshjen e parë për golin e parë të pësuar, në “Etihad” ai ka shkëlqyer.

Madje, ai ishte heroi i takimit me dy penallti të pritura, atë të Bernardo Silvës dhe atë Mateo Kovaçiç, që i dhanë mundësi Realit të kualifikohej për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. “Jemi të lumtur, sepse ishte një kualifikim i vuajtur. Ishte një ndeshje në Champions, në çerekfinale, jashtë fushe, kundër një skuadre të madhe. Më vështirë sesa kaq nuk mund të pritej. Prandaj e dinim se do të vuanim, por të gjithë shokët meritojnë përgëzime, sepse të gjithë kanë luftuar deri në fund për të arritur këtë sukses.

Unë kam bërë detyrën time, por shokët kanë vrapuar si të çmendur për 120 minuta, prandaj ata meritojnë gjithçka. Më vjen mirë që ua kam shpërblyer”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like